75 Mall Live Search
19:19 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Këto ditë rastet e grabitjeve të armatosura në Kosovë kanë qenë të shpeshta.

Edhe sonte, një institucion mikrofinanciar është grabitur në kryeqytet rreth orës 18:00.

Rastin për Indeksonline  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje të armatosur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar”, ka thënë Ahmeti.

Rastit i janë përgjigjur njësitë e nevojshme policore të cilat kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin./Indeksonline/