12:13 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Grabitje e armatosur, në Prishtinë

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se më 28 të këtij muaji, pas mesnatës, saktësisht në orën 00:46 ka ndodhur një grabitje e armatosur në Prishtinë.

Ankuesi mashkull k-shqiptar ka raportuar se një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës ia ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport, përcjell Indeksonline.

Policia bën të ditur se nuk ka të lënduar./Indeksonline

(FOTO ILUSTRIM)