Një grua plaçkitet nga dy të armatosur në Prishtinë

Dy persona të armatosur kanë plaçkitur një femër në Prishtinë.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/