Grabitje e armatosur në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes
Pesë persona posa kanë kryer një grabitje të armatosur në hipermarketin Viva Fresh, e cila ndodhet rrugës për Gërmi.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Indeksonline Policia e Kosovës, të cilët janë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market ne rrugen Isa Kastrati ne Prishtine. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës./Indeksonline/