Grabitje e armatosur në Prishtinë, rasti nën hetime
Gjatë ditës së djeshme në mesditë, në qytetin e Prishtinës ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikro-financiar.
Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një shumë parash nga arka dhe janë larguar në drejtim të panjohur, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./Indeksonline/