Grabitje e armatosur në Prishtinë, vidhet një kasafortë me telefona dhe para

Një grabitje e dhunshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, tre persona të panjohur dhe të maskuar kanë hyrë me forcë në një objekt, ku kanë grabitur një kasafortë që përmbante disa telefona të rinj, para të gatshme dhe mbushje elektronike.
Viktima ka deklaruar se autorët e grabitjes kanë ushtruar dhunë dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Menjëherë pas raportimit, njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore.
Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti si “Grabitje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.
Policia fton qytetarët që kanë ndonjë informacion, lidhur me këtë rast të kontaktojnë organet e rendit./IndeksOnline/