75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / S Z

Grabitje e armatosur në Prishtinë, viktimë një grua nga Kolumbia, ia morën 10 mijë euro para të gatshme

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar në rrugën “Halil Alidemaj”, më 10 nëntor 2025, rreth orës 20:00.

Viktima, një femër shtetase e Kolumbisë, ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e saj dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 10 mijë euro para të gatshme.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori i shtetit është njoftuar për rastin.

Rr. “Halil Alidemaj”, Prishtinë 10.11.2025 – 20:00-20:40. Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.