Grabitje e armatosur në Prishtinë, policia jep detja
Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën rreth orës 13:58 në rrugën “Xheladin Hana” në kryeqytet, ku dy persona të maskuar kanë provuar të sulmojnë një automjet për transportimin e parave.
Sipas informatave zyrtare, të dyshuarit kanë qenë të armatosur me armë zjarri dhe kanë tentuar të realizojnë grabitjen, por pa arritur të marrin ndonjë shumë parash.
Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një predhë të armës së zjarrit, e cila dyshohet se është shkrepur gjatë tentimit për plaçkitje.
“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 24.11.2025 – 13:58. Raportohet se dy persona të maskuar me armë zjarri kanë tentuar të kryejnë grabitje të armatosur ndaj automjetit për bartje të parave, mirëpo nuk kishin arritur. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar. “, thuhet në raportin e policisë.

