75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Grabitje me armë në Deçan, këto janë inicialet e personave të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 22 janar 2019, në një parking të një qendër tregtare në Deçan ka ndodhur ‘grabitje e armatosur’.

Policia me të marrë informatën ka shkuar në vendngjarje, ku ka takuar viktimat e rastit, sipas tyre derisa ishin duke dërguar pazarin ditor në bankë, nga një veturë e tipit Pasat me targa vendore ka dalë i dyshuari me armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 8000 euro (tetë mijë euro), duke u larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore dje ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë 3 (tre) persona të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’ dhe 2 (dy) persona të dyshuar të cilët gjenden në arrati, në kërkim policor, transmeton Indeksonline.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

  • B. K.                           i lindur 1992                           m/k/sh
  • F. B.                            i lindur 1992                           m/k/sh
  • G. S.                            i lindur 1995                           m/k/sh

Gjatë bastisjes tek i dyshuari i parë janë sekuestruar si prova materiale një armë e tipit ‘Zoraki M 906-B’ dhe vetura e tipit Pasat me targa vendore e cila dyshohet se ka qenë e involvuar në rast.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.