Grabitje me armë në Fushë- Kosovë, i maskuari merr 300 euro dhe largohet

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fushë-Kosovë, ku një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur 300 euro nga një punonjës, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit policor, viktima – një mashkull kosovar – ka raportuar se derisa ndodhej në vendin e tij të punës, një i dyshuar i panjohur, nën kërcënimin e armës, i ka marrë paratë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Fatmirësisht, nga grabitja nuk ka pasur persona të lënduar. Autoritetet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./IndeksOnline/