75 Mall Live Search
12:57 / E Premte, 17 Janar 2025 / Z S

Grabitje me armë në “Hib Petrol” në Mitrovicë, policia jep detaje

“Hib Petrol” që ndodhet në Shupkovc të Mitrovicës është grabitur sot rreth orës 4:00 të mëngjesit

Dy persona nën kërcënimin e armës dyshohet se kanë marrë pazarin ditor nga arka.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i policisë për Mitrovicë të Jugut, Avni Zahiti.

“Me datën 17 janar 2025, rreth orës 04:15, policia ka pranuar informatën se në një pompë të derivateve në fsh. Shupkovc të Mitrovicës, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informatat dhe hetimet fillestare, dyshohet se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë të parave dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë Zahiti.

Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast, ka shtuar më tej ai./Indeksonline/