75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / S Z

Grabitje me armë në Malishevë, dy persona të maskuar i marrin 800 euro një qytetari

Dy persona të maskuar kanë kryer një grabitje me armë ndaj një qytetari në Malishevë.

Sipas raportit të policisë, nën kërcënimin e armëve, ata i kanë marrë viktimës rreth 800 euro para të gatshme, si dhe DVR-në e kamerave të sigurisë, përpara se të largoheshin në drejtim të panjohur.

 Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

“Malishevë / 03.12.2025 – 02:40. Është raportuar se dy persona të maskuar nën dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 € para të gatshme dhe DVR-në e kamerave viktimës mashkull kosovar, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.