75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 09 Janar 2026 / KV

Grabitje me forcë në Prishtinë, viktimës ia marrin mijëra euro

Mbrëmë rreth orës 20:00 është raportuar një rast grabitjeje në kryeqytet, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, ankuesi ka bërë të ditur se persona të panjohur, nga një veturë, i kanë grabitur me forcë çantën e krahut.

Në çantë, sipas ankuesit, ndodheshin 3000 euro, 180 dollarë dhe disa kartela telefonike.

Ekipet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve./IndeksOnline/