09:26 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Grabitje me maska në Fushë Kosovë!

Një punonjës në një lokal të lojërave të fatit në fshatin Bardh i Madh të Fushë Kosovës, ka njoftuar se derisa ishte ne vendin e punës, katër persona të maskuar në kërcënimin e armës, i kanë grabitur gjashtë televizorë.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.