75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Grabitje me maska në një pikë karburanti në Dragash

Në një pompë të derivateve të naftës në Dragash, nga i dyshuari i maskuar është kryer grabitje e parave të gatshme në vlerë prej 150 eurove, transmeton Indeksonline.

Viktima, punëtor në pompën e derivateve, ka njoftuar se është sulmuar nga i dyshuar i pa njohur dhe i maskuar, ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur dhe është larguar në këmbë në drejtim të pa njohur.

Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit ndërsa gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit është inicuar rasti dhe i njëjti mbetet nën hetime./Indeksonline/