75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / KV

Grabitje me thikë në një market në Fushë-Kosovë

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë-Kosovë, ku shënjestër ka qenë një market.

Sipas raportit të policisë, rasti është regjistruar, më 5 shkurt 2026 rreth orës 23:00, transmeton IndeksOnline.

Një person i maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), dyshohet se ka kryer grabitjen dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Rasti po trajtohet si “grabitje”./IndeksOnline/