75 Mall Live Search
09:39 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / k.v

Grabitje me thikë në një market në Fushë Kosovë, autori në kërkim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së martës në një market në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person i dyshuar, duke kërcënuar me thikë, ka grabitur një shumë parash nga punonjësi i marketit dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur, transmeton IndeksOnline. 

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. 

Policia fton qytetarët që mund të kenë informacion rreth rastit të lajmërojnë autoritetet përmes numrave zyrtarë, duke garantuar anonimitet të plotë./IndeksOnline/