Grabitje me armë në kazino, ja sa para janë vjedhur
Një një kazino të Ferizajit ka ndodhur një grabitje e 5 mijë e 904 eurove si dhe tre telefona, raporton Indeksonline.
Sipas policisë, një person duke sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës dy viktima tjerë ua ka grabitur portofolin.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në një kazino duke sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës dy viktimave meshkuj K/Shqiptarë ua ka grabitur portofolin me 5904 € dhe tre telefona. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/