75 Mall Live Search
09:26 / E Shtunë, 29 Prill 2023 / A. M.

Grabitje në Mitrovicë, policia jep detaje

Raportohet se në rrugën Hasan Prishtina në Mitrovicë një person ka raportuar se dy persona të maskuar duke e kanosur me armë, i kanë grabitur një shumë parashë të gatshme.

Sipas raportit të policisë, të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent po ashtu në vend e ngjarje kanë dal njësitë policore të cilat dhe janë duke hetuar rastin. /Indeksonline/