Grabitje në një dyqan te “Mati 1” në Prishtinë, deklarohet Policia

Sonte është grabitur një dyqan në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Mati 1”.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Nga kjo grabitje, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Mati 1. në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer ngado të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”./Indeksonline/