Grabitje në Pejë, një person merr lëndime trupore

Dy viktima, një mashkull dhe një femër, kanë raportuar në polici se katër persona të panjohur u kishin grabitur para, stoli ari, disa telefona dhe veturën me targa lokale, me të cilën janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas policisë, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22 e 30 minuta në Pejë./IndeksOnline/