09:45 / E Enjte, 14 Prill 2022 / k.v

Grabitje në pompë të derivateve në Vushtrri, kjo është shuma e parave që mori i dyshuari

Një person ka informuar policinë në Vushtrri se të mërkurën rreth orës 05:00, deri sa ishte në vendin e tij të punës, në një pompë të derivative në rrugën “Skënderbeu”, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur 77 euro para dhe një telefon mobil.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin, transmeton IndeksOnline.

Deri më tani nuk është njoftuar për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarit./IndeksOnline/