75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Grabitje në pompën e derivateve në Suharekë

Një person ka raportuar në polici se të mërkurën në orën 04 e 30 në Suharekë ka ndodhur një grabitje, transmeton IndeksOnline.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës në pompën e derivateve, dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në lokal dhe ia kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë, të cilat po hetojnë rastin./IndeksOnline/