Grabitje në Prishtinë/ I dyshuari hedh sprej lotsjellës në një lokal, merr pazarin e ditës

Dy meshkuj dhe një femër kanë informuar policinë se një person i panjohur u ka hedhur sprej dhe më pas ka grabitur rreth 800 euro para nga arka e lokalit, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:00 në Prishtinë.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
Deri më tani nuk është njoftuar për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarit./IndeksOnline/