75 Mall Live Search
21:26 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / Z S

Grabitje në Prishtinë, i dyshuari kapet në flagrancë

Një person është arrestuar në flagrancë gjatë një grabitje sot në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Ibrahim Lutfiu”. Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:00, është pranuar informata për një grabitje, në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar duke u kapur në flagrancë”.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore./Indeksonline/