10:51 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Grabitje në Prishtinë, “maskat” futën në lokalin e një femre

Një femër ka raportuar në polici se derisa ka hapur lokalin ku punon në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, pa papritmas janë futur brenda dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë kanë arritur të grabisin para të gatshme.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 06 e 45 minuta, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore./IndeksOnline/