22:40 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / e. b

Grabitje në Prishtinë, policia në aksion, ndjek hajnat në disa lagje

Forca të shumta të Policisë së Kosovës, janë parë në mbrëmjen e sotme në disa lagje të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, për Indeksonline, ka konfirmuar lajmin se në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje.

Ai tutje ka thënë se grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz).

“Në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje. Grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz). Njësitet policore kanë reaguar në rast dhe janë duke ndërmarrë veprimet policore që parashihen për raste të tilla”,  ka thënë Krasniqi./Indeksonline