Grabitje në Prizren, dy të dyshuar sulmojnë një shtetase të huaj dhe ia marrin 2 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 15:20 është raportuar një rast grabitjeje në Prizren, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të policisë, ankuesja, një femër shtetase e huaj, ka deklaruar se dy persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj dhe duke përdorur forcën, i kanë grabitur rreth 2000 euro para të gatshme dhe dy telefona. Pas aktit, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori. Hetimet janë duke vazhduar nga ekipet relevante policore./IndeksOnline/