Grabitje në tentativë në Lipjan, i dyshuari kërcënon me sëpatë
Një rast i grabitjes në tentativë është raportuar pasditën e së premtes në komunën e Lipjanit.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:40, në fshatin Medvec ankuesi ka deklaruar se kishte vërejtur një person të dyshuar me shall mbi kokë dhe sëpatë në dorë, i cili i kishte kërkuar që t’ia dorëzonte të gjitha paratë që kishte me vete.
Viktima ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes pa pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është iniciuar si “Grabitje në tentativë”.
“Fsh. Medvec, Lipjan 19.12.2025, 18:40. Ankuesi mashkull kosovar, kishte vërejtur një person me një shall mbi kokë dhe sëpatë në dorë, i cili kishte kërkuar nga viktima t’ia dorëzojë të gjitha të hollat që i kishte, mirëpo viktima kishte arrit të largohej nga vendi i ngjarjes. Rasti nën hetime“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

