75 Mall Live Search
10:23 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / B O

Grabitje spektakolare në Kolumbi, 20 persona të maskuar luftojnë me Policinë (Pamje)

Në Medellin të Kolumbisë është tentuar grabitja më spektakolare e kohëve të fundit. 20 persona të maskuar dhe me armë të gjata janë futur në mes të ditës në një fabrikë që mirret me përpunimin e arit.

Me të grabitur fabrikën, hajnat janë përballur me policinë ku shihet se ka patur shkëmbime plumbash nga të dy palët, shkruan Indeksonline.

Policia arriti të fitoj betejën me grupin kriminal duke i arrestuar 11 nga ta, u sekuestruan 11 automatikë, pesë motoçikleta, të cilat u braktisën, gjashtë jelek antiplumb dhe një automjet.

Tre u kapën në vendngjarje dhe të tjerët u ndaluan duke ikur. Një nga të arrestuarit ka mbetur i plagosur rëndë./Indeksonline/