75 Mall Live Search
19:09 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Grabitjet në shtëpinë e futbollistëve të PSG-së/ Morën stoli në vlerë mbi 500 mijë euro

Mbrëmë shtëpitë e dy futbollistëve të PSG-së, Angel Di Maria dhe Marquinhos, u grabitën nga hajnat.

Në mes të ndeshjes me Nantes, Di Maria u zëvendësua pasi mori lajmin se në shtëpinë e tij kanë hyrë hajnat, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave, familjarët e Di Marias u mbajtën peng nga hajnat deri sa po kryhej vjedhja.

 Mediat raportojnë se në shtëpitë e Di Marias dhe Marquesinhos janë vjedhur stoli me vlerë mbi 500 mijë euro.

“RMC Sports” shkruan se hajnat hynë nga fitnesi dhe u ngjitën në katin e parë të shtëpisë./Indeksonline/