75 Mall Live Search
11:04 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / L K

Grabovci e Konjufca në Gjykatë për gazin lotsjellës, ish-deputeti e fajëson Albin Kurtin

Po vazhdon seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvend.

Adem Grabovci ka thënë se nuk i kujtohet që Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës në atë kohë.

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë se do të ishte i gatshëm të dëshmonte në këtë proces kundër Albin Kurtit.

“Jam i gatshëm të dëshmoj kundër Albin Kurtit i cili ka qenë kreator i këtyre trazirave. Nuk më kujtohet asnjë rast kur Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës” ka thënë Grabovci në gjykatë./Indeksonline/