75 Mall Live Search
21:05 / E Enjte, 09 Janar 2025 / LB

Grabovci: Mobilizimi i strukturave në Suharekë dëshmon angazhimin për fitoren e Hamzës

Valon Grabovci, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë dhe mobilizimin e strukturave në Suharekë.

Ai theksoi angazhimin e madh të kryetarit të degës, Dardan Berisha dhe përfaqësuesve të disa nga nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë komunë.

Grabovci theksoi se mobilizimi i strukturave të PDK-së ka qenë i fuqishëm dhe i vendosur në mbështetje të fitores së kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Jam i nderuar për pritjen dhe mbështetjen që kam marrë nga të gjithë ata që besojnë te fitorja e Bedri Hamzës dhe zhvillimi i Kosovës,” tha Grabovci.

Ai gjithashtu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të PDK-së dhe të strukturave të saj për të kontribuar në fitoren e Bedri Hamzës dhe të ardhmen më të mirë të Kosovës.