Graçanica i bashkon partitë shqiptare për zgjedhjet lokale

Partitë më të mëdha shqiptare në Kosovë kanë vendosur të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale në komunën e Graçanicës, duke krijuar iniciativën e përbashkët “Aleanca Shqiptare”.
Në këtë koalicion bëjnë pjesë Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i komunës, Leutrim Ajeti, i cili gjithashtu është kandidati për kryetar të komunës nga kjo listë e përbashkët.
Postimi i plotë:
ë nderuar familjarë, miq e bashkëqytetarë të Komunës së Graçanicës,
Pas gati katër vitesh si nënkryetar në Komunë të Graçanicës, pozitë kjo e garantuar me ligjet në fuqi, tash ka ardhë koha për një sfidë të re. Me shumë kënaqësi ju njoftoj që bindjet tona partiake për këto zgjedhje kemi vendosur t’i lëmë anash dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një iniciativë që quhet, ALEANCA SHQIPTARE, prandaj bashkarisht me të gjitha partitë: VV, LDK, PDK dhe AAK do të garojmë në këto zgjedhje lokale me një listë. Përveç partive që kane deleguar anëtaret e tyre, pjesë e listës do të jenë edhe pjestarë e aktivistë me profile të ndryshme e me ndikim në Komunën tonë. Nga dhjetë kandidatë për Asamble Komunale, katër do jenë të gjinisë femërore.
Të dashur bashkëqytetarë të Komunës së Graçanicës,
Përveç listës së përbashkët shqiptare për Asamblenë Komunale, këto zgjedhje kandidojmë edhe për Kryetar të Komunës. Me kënaqësi të madhe e përgjegjësi të lartë ndihem skajshmërisht i priveligjuar që emri im ështëi përzgjedhur si kandidat për kryetar të Komunës, i listes së përbashkët shqiptare.
Ashtu siç besoj kam kontribouar e shërbyer këtë mandat si nënkryetar, zotohem që do të shërbej shumëfish më shumë për të rregulluar jetën e qytetarëve tanë, prandaj me përulësi kërkoj besimin tuaj për të çuar përpara projekte madhore në çdo vendbanim të Komunës. Juve të dashur qytetarë ju kisha mbështëtës kur kisha nevojë, dhe ju jam përherë mirënjohës, dhe jeni sërish ju që do të vendosni me besimin tuaj që Komunën tonë ta radhisim në mesin e komunave më të rëndësishme në vend! Bashkë, pa dallim, Graçanicën do ta transformojmë, me ide të përbashkëta bashkë me ndihmën e nivelit qëndror e akterë të tjerë të rëndësishëm!
Ditëve në vijim do të dalim edhe me programin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme, program që do të përfishij investim në çdo pjesë të Graçanicës, pa dallim etnie e feje, sepse ALEANCA SHQIPTARE do t’ju shërbej të gjithëve.
Po ashtu, këto ditë do të njoftoheni me listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, e cila do t’jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve.
Na priftë e mbara!/Indeksonline/