75 Mall Live Search
20:50 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / LB

Graçanica qëndron në institucionet kosovare

Ndryshe nga policët në veri kolegët e tyre në Graçanicë nuk hoqën dorë nga detyra.

Punën ata e vazhduan normalisht edhe të hënën, e qytetarët e kësaj komune një vendim i tillë e panë si të duhur për rrethanat ne të cilat këta jetojnë.

Kishte të tillë që vendimin për mos largim nga institucionet kosovare e lidhnin me të ardhurat mujore.

Njësoj puna vazhdoi edhe në Komunë, ku qytetarët nuk vërejtën ndonjë mungesë.  E as pushtetarët nuk besojnë se këtu do të ketë ndonjë dorëheqje.