75 Mall Live Search
12:26 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Graçanicë, Duke punuar në ara gjen një granatë dore

Një person ka gjetur mjet shpërthyes në Graçanicë derisa ishte duke punuar në arën e tij.

Pas njoftimit të policisë, në vend të ngjarjes ka arritur edhe njësiti përkatës i FSK-së i cili e ka larguar në mënyrë të sigurt granatën e dorës.

“Ankuesi mashkull K/serb ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në arën e tije ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Parulla policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, granatë dore M75, me ç’ rast e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/