13:04 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / B O

Gradohen 127 togerë në Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë graduar 127 togerë.

Theksohet se gradimi i sotëm është bërë përmes një ceremonie virtuale në të cilën ka marrë pjesë menaxhmenti i lartë dhe zyrtarët e tashmë të graduar.

“Policisë së Kosovës, pas një procesi disamujor të testimeve dhe trajnimeve të suksesshme, i shtohen njëqind e njëzet e shtatë (127) togerë, të cilët u graduan sot përmes një ceremonie virtuale, në të cilën morën pjesë menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe vetë zyrtarët e graduar”, njoftohet nga policia.