Grafit i ri kundër liderëve kosovarë
Persona të panjohur kanë shkruar fjalë fyese për krerët shtetërorë në objektin e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.
Grafitet u janë dedikuar, Presidentit Hashim Thaçi, Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Në këtë grafit shkruhet “Hashimi o legen”, “Ramushi o terpijan”, “Kadria o fullirant”, “Rrnoftë Vetëvendosja!”.
Kjo nuk është hera e parë që në muret e objektit të MKRS-së, shkruhen grafite të tilla kundër liderëve kosovarë.