Grahu makinën me 93 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h, gjobitet shoferi në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje ka ndaluar një person në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj pasi ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Ai i ka dhënë makinës me 93 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h.
“Policia e stacionit në Ferizaj më 16.04.2025, rreth orës 20:58 ka ndaluar shoferin U. S., 29 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ne Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai po drejtonte një veturë të markës VW me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 93 km/h.”
Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 6 muaj.
“Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentëshofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj.
“Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar policia.

