09:09 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

I bie pishman Gramoz Vokrri!

Një ndër temat më të nxeta së fundi në Kosovë, ka qenë raporti mes djalit të Fadil Vokrrit, Gramozit dhe presidentit të FFK-së, Agim Ademit. Ky i fundit kishte deklaruar që Gramozit i’u ofruan 5 poste në FFK, por asnjërin nuk e pranoi dhe insistoi për të marrë një post që nuk figuronte në organogramin e Federatës. Ndërsa Gramozi në reagimin e tij në facebook kishte deklaruar se Agim Ademi e largoi nga FFK-ja, pas nuk u pajtua me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij.

” Mos transparenca financiare dhe tendencat në referim nuk kanë qenë asnjëherë vizioni i Fadil Vokrrit për futbollin e Kosovës. Agim Ademi më largoi nga FFK-ja për shkak se e kundërshtova, nuk u pajtova me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij”

Duket se Vokrri i ka rënë pishman për vendimin e tij dhe e ka pranuar që mund të kthehet në FFK nëse bëhet kërkim falje publike.

“Përderisa kanë mbajtur konferencën për media, 4 ose 5 burra…nëse bëjnë kërkimfalje publike mund të ulemi dhe të bisedojmë. Ndryshe, nuk e besojë (rikthimin)’, u shpreh Vokrri. /Indeksonline/