Gramoz Vokrri konfirmon kandidimin për kryetar të FFK-së

Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi synon të ndjekë rrugën e babait. Djali i legjendës ka konfirmuar kandidimin për kryetar të FFK-së.
“Të nderuar,
Futbolldashës, futbollistë, punonjës sportiv dhe ju donatorë të klubeve të futbollit në vend ndër vite, të gjithë padallim.
Pas mbështetjes që më ofruan një numër i konsiderueshëm i klubeve, ju njoftoj se nesër në ora 11:00 do të bëhet deponimi i nënshkrimeve, nënshkrime këto që më bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Duke uruar për një proces fer, korrekt dhe transparent, ju përshëndes përzemërsisht dhe njëkohësisht kërkoj përkrahjen tuaj.
Me respekt dhe fair play” shkruan Vokrri në njoftim./Indeksonline/