75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / kutia

Gramoz Vokrri merr përkrahjen nga regjioni i Gjilanit në kandidaturën për kryetar

Djali i legjendës së futbollit dhe njëherësh ish-kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri ka deponuar nënshkrimet për të kryetar të Federatës së Futbollit.

Vokrri ka përkrahje të madhe nga regjioni i Gjilanit. Drita, Vllaznia e Pozheranit, Kika, Vitia dhe kryetari i RLGJ-së, Malazog Hogja janë në përkrahje të Vokrrit.

“E kemi një mbështetje goxha të madhe. Arsyeja se pse po kandidoj ka qenë mbështetja e klubeve, të cilat nuk janë të kënaqura me zhvillimet brenda institucione”, ka thënë Gramoz Vokrri pas shpalljes së kandidaturës sot./Indeksonline/