Granada e “granaton” Barcelonën

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Barcelonës dhe Grandës, duel ky në kuadër të xhiros së 33’të në La Liga.
Barcelona ishte në epërsi qysh në pjesën e parë me golin e shënuar nga Messi, por që ky rezultat u përmbys nga Granada që shënoi dy gola në pjesën e dytë, shkruan IndeksOnline
Golat për Granadën i shënuan Machisi dhe Molina.
Pas kësaj humbje Barcelona mbetet në vendin e tretë me 71 pikë të grumbulluara, ndërsa Granada përmirson rënditjen, ku aktualisht merr vendin e tetë me 45 pikë.
Full Time pic.twitter.com/JoGxBPL5MX
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 29, 2021