Granada e Myrto Uzunit pëson nga Sevilla, bën gati valixhet për La Liga 2

Skuadra e Sevillas ka arritur fitore 3:0 ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.
Golat për ekipin vendas i shënuan: Acuna, En Nesyri dhe Lukebakio, shkruan Indeksonline
Në këtë ndeshje minuta pati edhe për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni.
Skuadra ku luan futbollisti shqiptar është shumë pranë largimit nga La Liga, madje vetëm një ndeshje e ndajnë nga rënja në elitën e dytë të futbollit spanjoll.
Kujtojmë që Granada ka 21 pikë në pozitën e 19-të, por një pikë e mban atë matematikisht ende në garë për mbijetesë.
Në anën tjetër, Sevilla me fitore shkon në kuotën e 41 pikëve në pozitën e 12-të./Indeksonline/