19:12 / E Martë, 12 Shtator 2023 / k.v

‘Grand Hotel Belushi’, një parajsë e vërtetë!

Maleve të bukura të Rugovës, të cilat njihen dhe si Alpet Shqiptare i është shtuar dhe një perlë mes shkëmbinjve, e cila e ka kompletuar aq bukur këtë peizazh të përkryer.

Fshati Shkrel dhe Gryka e Rugovës, që njihet ndër atraksionet më të famshme të turizmit malor në Kosovë, tani mes bjeshkëve të larta, ka Grand Hotel Belushin, i cili ka sjellë një nivel tjetër shërbimi në Kosovë, për të gjithë ata që e kanë pasion malin, ajrin a pastër e shërbimin e përkryer.

Janë vëllezërit Belushi, të cilët një perlë të rrallë si Grand Hotel Belushi e ndërtuan në vendlindje, në mes të bjeshkëve të bukura të Rugovës, për të sjellë sa më afër kosovarëve dhe gjithë vizitorëve nga jashtë, një hotel të standardeve evropiane, pasi që diçka e ngjashme deri më tani nuk është parë në këto anë.

E gërshetimi i bukurive natyrore , me një ndërtese përrallore, japin një pamje magjepse, një panoramë të përkryer, e cila mahnit të gjithë ata qe zgjedhin ta vizitojnë këtë vend, i cili me Grand Hotel Belushi, ka një pamje krejtësisht tjetër.