75 Mall Live Search
10:58 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / Gj. Sh

Grand Slami i Tiblisit/ Laura Fazliu kalon në çerekfinale

Xhudistja Kosovare, Laura Fazliu ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit.

Laura në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me 3 dënime për Ippon, mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Në xhiron e tretë ajo mposhti me dy Wazaari për Ippon, holandezen Gake Van Den Berg.

Fazliu në çerekfinale ndeshet me kubanezen Maylin Del Toro Carvajal./IndeksOnline/