15:08 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Grande, Cabello dhe Garner me qaforen e njëjtë dy milionë dollarësh

Diamantet janë miqtë më të mirë të një vajze. Prandaj, edhe nuk është aspak çudi që yjet duan të shkëlqejnë në tapetin e kuq, jo rrallëherë edhe me bizhuteri që kanë vlerë miliona dollarë.

Por, ndonëse është e rrallë t’i shohim fytyrat e njohura me bizhuteri të njëjta, qaforja me diamante nga “Le Vian” që kushton hiç më pak se 2 milionë dollarë.

Ishte Ariana Grande ajo që u pa fillimisht me të në MTV Video Awards në vitin 2016.

Në muajin tetor të vitit 2019 Jennifer Garner është parë me të njëjtën qafore që ka plot 65 karatë në një ngjarje gala, derisa së fundmi Camila Cabello e kishte kombinuar qaforen e mbushur me diamante me fustanin seksi të “Atelier Versace” në Grammys.