75 Mall Live Search
13:35 / E Diele, 02 Qershor 2024 / Gj. Sh

Granit Begolli largohet nga Vushtrria

Granit Begolli është larguar nga skuadra e Vushtrrisë.

Ai përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se nuk do të jetë trajner i skuadrës së Vushtrrisë për sezonin e ardshëm, pasi ka arritur marrëveshje të dyanshme me presidentin, Agim Maloku, shkruan IndeksOnline.

Ai ka falenderuar të gjithë, nga presidenti i klubit deri te tifogrupi “Forca”, derisa i ka dëshiruar suksese në rrugëtimin për në Superligë.

”Faleminderit Vushtrri! Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e klubit FC Vushtrria, pasi me marrëveshje me Presidentin e klubit, Agim Maloku, kam vendosur që të largohem, ku e falënderoj për mirëkuptimin.Ishte kënaqsi për kohën që kaluam sëbashku. Falënderojë presidentin Agim Maloku për mundsinë, tifo-grupin “Forca” për mbështetjen, stafin ku kaluam një periudhë fantastike, e në fund futbollistët në krye me kapitenin Daut Maxhuni, ku sakrifikuan shumë në këtë sezon.Mirupafshim Vushtrri, shumë suksese në sfidat e radhës. Superliga ka nevoj për ju!”, ka shkruar Begolli.

Vushtrria e përfundoi sezonin që lam pas në vendin e pestë në tabelë me 36 pikë nga 27 ndeshje, duke mos arritur të futet në Superligë./IndeksOnline/