75 Mall Live Search
18:25 / E Premte, 10 Tetor 2025 / F.R

Granit Rugova “qendërsulmuesi” i PDK-së në Prishtinë

Granit Rugova është emër që lidhet me përkushtim, profesionalizëm dhe rezultate. Ish-basketbollist i Prishtinës dhe Kosovës, ekonomist dhe aktualisht Drejtor i Programeve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ai sjell përvojë të gjerë në sport, menaxhim dhe zhvillim komunitar.

Si ish-Drejtor i Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës, ai i dha kësaj drejtorie një identitet të ri dhe funksional. Klubet dhe sportistët u ndjenë të dëgjuar, të përfaqësuar dhe të mbështetur – me një qasje bashkëpunuese dhe praktike që solli rezultate të dukshme në terren.

Sot, Granit Rugova kandidon për Asamblenë e Prishtinës me një synim të qartë:

të vazhdojë punën për një Prishtinë që investon në sport, rini, infrastrukturë dhe energjinë pozitive të qytetit.

Ai përfaqëson një brez të ri drejtuesish që nuk premtojnë shumë, por punojnë shumë – me besimin se politika lokale duhet të jetë praktike, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.