75 Mall Live Search
11:05 / E Diele, 20 Korrik 2025 / L A

Granit Xhaka afër kalimit te skuadra e madhe turke

E ardhmja e Granit Xhakës është ende e paqartë.

Xhaka ishte lidhur me shumë skuadra përfshirë tre gjigandët italianë si Inter, Milan dhe Juventus si dhe me klubin arab, Neom SC.

Mirëpo raportimet e fundit nga Turqia, tregojnë se Xhaka është afër t’i bashkohet skuadrës së madhe turke, Fenerbahçe.

Bisedimet kanë nisur mes të dyja palëve dhe po shkojnë në drejtim të duhur, me Xhakën që është i hapur të bëjë këtë lëvizje.

Xhaka, sezonin që lamë pas bëri 49 paraqitje me Bayer Leverkusenin, duke shënuar 2 gola dhe 7 asistime./IndeksOnline/